Lajme
Rama: As një Xhuliete indiferente në rininë time s’i kam shkuar mbrapa me kërkesa sa Kurtit
NGAKapitulli
11 muaj më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga panelsitët gjatë intervistës në Klan Kosova, nëse e gjithë kjo që po ndodh me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, po bëhet si një lloj diplomacie publike se kush po e vendos tjetrin në pozitë të keqe.

Rama ka thënë se absolutisht s’ka për qëllim diçka të tillë. Ai tutje ka thënë se as në rininë e tij nuk i ka shkuar mbrapa ndonjë vajze indiferente me kërkesa, sikur kërkesat që ia ka bërë Kurtit për takimin e sotëm, dhe takimin pas anulimit të mbledhjes së dy Qeverive.

Absolutisht jo. As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente me aq shumë kërkesa, sa përsonalisht i kam bërë Albinit për këtë takim, dhe për takimin e mëparshëm që ishte shumë I rëndësishëm, që unë doja të jepja në atë moment. Por për këtë takim, që është pjesë e një procesi ku Kosova është aty”, ka thënë Edi Rama.

Ai ka deklaruar se nuk e kutpon arsyetimin “më ka ngelur hatri”.

 

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!