Lajme
“Ky është plani i ndërkombëtarëve për ta rrëzuar Kurtin”
NGAKapitulli
11 muaj më parë

Analisti nga Tirana, Fatos Lubonja e ka quajtur kryeministrin shqiptar Edi Rama lider autoritativ të mbështetur nga krimi i organizuar, për çka sipas tij, partnerët ndërkombëtarë do ta përdorin atë për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Unë kam shumë frikë, o do ta rrëzojnë o do ta heqin. Por, nuk besoj se do të jetë për të mirën e Kosovës, por për të mirën e pushteteve që janë ndërtuar në Shqipëri e në Serbi.

Ku në vend të demokracisë janë disa liderë autoritarë që janë të mbështetur nga mediat e krimi i organizuar. Dhe, ndërkombëtarët shpesh e kanë më kollaj t’i përdorin pikërsiht pse janë të tillë, dhe ju japin legjitimitet.”, shtoi Lubonja në Kanal10.

Lubonja tha se shteti shqiptar e sheh Kosovën si një model të politikave të brendshme publike.

“Rama është atje në funksion të tyre, që i ka pasur gjithmonë nën pushtetin e tij. Atij i intereson për pushtetin e tij personal, dhe të atyre që përfaqëson e që e mbajnë aty, që të eliminohet një figurë si Albin Kurti, dhe padyshim se do të gjej aleancë aty. Do të jetë një fatkeqësi për Kosovën e Shqipërinë.”, deklaroi Lubonja.

Ai këto ndryshime në rajon i arsyeton me siç tha ai, interesat gjeo-strategjike të ndërkombëtarëve tani në botë, për çka do ndodhë edhe rrëzimi i Kurtit për ta tërhequr presidentin serb Vuçiq.

“Ndërkombëtarët për interesat e tyre gjeo-strategjike e kanë sakrifikuar demokracinë, mund t’i japin edhe një herë një dorë për rrëzimin e Kurtit. Pikat e referimi i kemi gjithandej, sidomos në luftën në Ukrainë, kemi parë se si një lider si Erdogani e shpallën diktator, se si janë zbutur kritikat ndaj Polonisë, dhe Vuçiqin se si po tentojnë ta tërheqin andej. E keqja mund të triumfojë, është gjë që ka ndodhur zakonshëm në këtë botë. I bindur që koha do të më jap të drejt.”, shtoi Lubonja tutje.

 

 

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!