Lajme
Krasniqi e komenton refuzimin e Kurtit për të takuar Ramën: Mos me hajde në shtëpi nuk i thuhet as armikut
NGAKapitulli
11 muaj më parë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar refuzimin e kryeministrit Kurti ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Krasniqi për gazetën Nacionale ka thënë se kryeministri shqiptar është i mirëpritur në Kosovë çdo herë.

Ndërsa, e ka quajtur turp refuzimin e Kurtit ta takojë Ramën.

“Është e turpshme, është e paarsyeshme, është e pakuptimtë ta refuzosh njeriun në shtëpinë tënde. Shikone, dyert e Kosovës janë shumë më të mëdhaja se dyert e vogla të Albin Kurtit, dhe ato dyer janë të hapura për kryeministrinë e Shqipërisë çdo here”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim më vlerat shqiptare dhe Kanunin e Lek Dukagjinit.

“Kjo është në kundërshtim me traditën shqiptare, është në kundershtim edhe me Kanunin e Lek Dukagjinit, është në kundërshtim edhe me etiketen diplomatike”, ka thënë Krasniqi.

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!