Lajme
Clinton: Serbët radikalë po paralizojnë përparimin e rajonit
NGAKapitulli
11 muaj më parë

Gazeta prestigjioze “Financial Times” i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, ku konstaton se “serbët e linjës së ashpër (ose radikalët) janë rikthyer”. Në këtë artikull FT bisedon shkurtazi edhe me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili kohëve të fundit ishte edhe në Tiranë të Shqipërisë ku pati mesazhe edhe për tensionet në veri.

Bill Clinton i thotë FT-së se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparim në rajon”.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, tha Clinton. “Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese.”

 

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!