Granit Xhaka është ende në pritje të kompletimit të transferimit te Bayer Leverkuseni.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se transferimi i kosovarit do të kompletohet sapo Declan Rice t’i bashkohet Arsenalit, shkruan Gazeta Express.
Xhaka ka marrëveshje me Bayer Leverkusenin që nga muaji maj, ashtu siç klubi gjerman ka marrëveshje edhe me Arsenalin.
30-vjeçari është pajtuar për një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Bundesliga.
Arsenali po punon që të mbyllë marrëveshjen për transferimin e Rice nga West Ham United dhe është afër për ta bërë një gjë të tillë.
Nëse gjithçka shkon siç duhet, reprezentuesi i Zvicrës do të marrë dritën jeshile nga “Topçinjtë” për t’u larguar dhe zyrtarizuar te Bayer Leverkuseni.