Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira shkëlqente me pjesëmarrjen në Javën e Modës së ‘Haute Couture’, në Paris këtë të mërkurë.
Ajo kishte veshur një pallto të bardhë të zbukuruar me sloganin “JO” dhe disa vija ngjyrë ari në ekspozitën e koleksionit vjeshtë/dimër 2024 të Viktor dhe Rolf.
Shakria e kombinoi pamjen me një çantë ngjyrë ari dhe me një palë taka ari.
Sipas fansave krijuesja e hitit “Waka Waka” e përdori veshjen si një mesazh të koduar për ish-bashkëshortit të saj, futbollistin e njohur Gerard Pique.
Kujtojmë që një vit më parë dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare, ndërsa së fundmi u përfol se ata kishin bërë një marrëveshje në çift për një lidhje të hapur.