Ekonomi
Ministri Peci merr pjesë në Panairin e Produkteve Tradicionale dhe Artizanale në Podujevë
NGAKapitulli
2 muaj më parë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Produkteve Tradicionale dhe Artizanale në Podujevë, me c’rast është shoqëruar edhe nga Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi dhe profesori Rexhep Gjergji.

Ky panair, i cili është mbështetur nga MBPZhR-ja, sipas Ministrit Peci është një përpjekje për të mbajtur gjallë dhe për të promovuar vlerat tona të jashtëzakonshme.

“Për tri ditë me radhë Bulevardi i qytetit të Podujevës do të shndërrohet në një skenë unike ku tradita dhe trashëgimia jonë e pasur do të shfaqet në çdo cep. Në këtë panair do të mund të gjeni produkte ushqimore tradicionale që mbartin me vete shijen e autoktonisë sonë dhe punime artizanale me një mjeshtëri të rrallë, të krijuara me dashuri nga duart e grave punëtore të Llapit”, tha Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se synojnë të mbështesin prodhuesit vendorë dhe të vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së traditës, duke krijuar një hapësirë ku historia jonë të përjetohet përmes shijes, artit dhe kulturës.

Panairi i Produkteve Tradicionale dhe Artizanale në Podujevë do të jetë i hapur për tri ditë më radhë.

 

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!