Showbiz
Leonardo DiCaprio për pushime me një të dashur të re
NGAKapitulli
2 vite më parë

Vazhdon pa pushim vera e dashurisë e Leonardo DiCaprio-s. Aktori fitues i Oskarit u pa teksa mbërriti këtë fundjavë në Hamptons jashtë Nju-Jorkut me një grua misterioze në krah të tij.

Sipas imazheve të siguruara nga Page Six, 48-vjeçari Leonardo DiCaprio, mbërriti me helikopter dhe i veshur shumë rastësisht; ndërsa vajza që e shoqëronte ishte e veshur më chic, me pantallona të gjata bezhë dhe taka të kombinuara me një xhaketë bomber lëkure të zezë.

Sapo zbritën, të dy u ndihmuan nga sigurimi në një SUV të zezë, të cilin më pas e çuan drejt Hamptons.

Identiteti i kësaj gruaje, që dyshohet si e dashura e re e aktorit, është ende i mbuluar me mister dhe nuk dihet as emri i saj. Ky është një tjetër thashethem që ka të bëjë me jetën private të aktorit.

Që kur Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u ndanë gushtin e kaluar pas 4 vitesh lidhje, aktori është parë disa herë me modele bukuroshe në krah, edhe pse të gjithë shumë të rinj.

Kjo pamje misterioze në Hamptons vjen vetëm pak javë pasi protagonisti i Wolf of Wall Street u pa në jahtin e tij me modelen e re Meghan Roche, një mike e Gigi Hadid, me të cilën DiCaprio besohet se ka pasur një flirt.

 

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!