Një ndër reperët më të suksesshëm në ekstradën muzikore, Getoar Selimi sot feston 41-vjetorin e lindjes.
E teska mori urime të shumta nga shokët, familjarët dhe miqtë e tij, atë më të veçantin ai e mori nga partnerja e tij, Marina Vjollca.
Ndërsa ka postuar në Instagram një foto së bashku me të voglën e tyre, ajo gjithashtu ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar babain e fëmijës së saj në ditën e tij më speciale
“Gëzuar ditëlindjen babit më të mirë dhe bashkëshortit më të mirë në botë. Ne jemi të bekuara që të kemi në jetën tonë. Faleminderit që je guri i familjes tonë”, ka shkruar Marina.
Kujtojmë që disa vite më parë çifti kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre disa vjeçare, ndërsa vitin e kaluar ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën dyshja e pagëzuan me emrin Marget.