Teknologji
Elon Musk po përgatit lëshimin e raketës më të fuqishme në botë
NGAKapitulli
2 vite më parë

Starship, raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, do të lëshohet ditën e sotme në një fluturim provë të shumëpritur.

Elon Musk dhe kompania e tij SpaceX shpresojnë se raketa gjigante përfundimisht do të transferojë njerëzit në Hënë dhe Mars.

Raketa pa ekuipazh do të niset nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Musk ka apeluar te të gjithë që të kenë pritshmëri të kufizuara.

Nuk është e pazakontë që një raketë të përjetojë një lloj dështimi gjatë nisjes së parë.

“Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, do ta shtyjmë ngjarjen”, ka thënë Musk.

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!