Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksidentit të së premtes në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga kamioni të disa veturave janë lënduar tetë persona.
Aksidenti ka ndodhur në ora 14:30, ndërsa janë lënduar pesë burra dhe tri gra.
“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti është në hetime.