Teknologji
Samsung Galaxy SmartTag 2 merr certifikimin e Bluetooth
NGAKapitulli
1 vit më parë

Në muajin mars kishte thashetheme se gjiganti korean i teknologjisë Samsung është duke tentuar të rifreskojë gjurmuesin e saj të gjësendeve SmartTag më vonë gjatë këtij viti. Thashethemi duket se është konfirmuar duke u bazuar nga një listë certifikimi të rrjedhur së fundmi për një pajisje të quajtur Galaxy SmartTag 2.

Listimi i certifikimit në fjalë vije nga baza e të dhënave Bluetooth SIG. Përveç zbulimit të emrit të gjurmuesit, ky listim nuk është se ofron informata të tjera shtesë. Tutje SmartTag 2 do të përdorë Bluetooth 5.3 në vend të Bluetooth 5.1 në SmartTag-un origjinal.

Bluetooth 5.3 është një përmirësim përsëritës dhe jo i madh mbi 5.1, por duhet të ofrojë gjithsesi konsum më të ulët të energjisë, më pak ndërhyrje në lidhje dhe cilësi dhe siguri më të mirë të përgjithshme të lidhjes, raporton GSM Arena,

 

Fatkeqësisht, nuk dihet asgjë tjetër për SmartTag 2. Me sa duket, Samsung do të mbajë butonin në pajisje dhe aftësinë shoqëruese për të programuar atë buton për të kontrolluar një pajisje IoT nëpërmjet telefonit tuaj.

Nga GSM Arena shkruajnë se ata janë të interesuar të shohin se nëse do të ketë edhe një herë një version të veçantë të SmartTag 2 që ofron gjithashtu mbështetje UWB, të ngjashme me SmartTag+, ose nëse çdo SmartTag 2 do të ketë UWB.

Mund të ndodhë që nuk do të duhet të presim shumë për ta zbuluar pasi, nëse thashethemet janë të vërteta, SmartTag 2 i ri pritet të prezantohet në eventin e ardhshme Galaxy Unpacked për Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5. Ai do të mbahet në javën e fundit të korrikut.

Nga rubrika
Linku i lajmit u kopjua!