Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka thanë se masat e vendosura nga BE-ja do të jetë të dëmshme në aspektin ekonomik, diplomatik e politik në tërësi.
Sipas AKB-së, ku ka sanksione në atë vend nuk ka investime të huaja.
Sipas kësaj organizate, nëse masat do të vazhdojnë deri në fund të vitit, Kosova mund të humbë mbi 500 milionë euro
“AKB i vlerëson masat e BE-së të dëmshme për Kosovën në aspektin Ekonomik, Diplomatik dhe Politik si më të rëndat nga pavarësia e këndej nga faktori ndërkombëtar”, thuhet në reagim.
“AKB ka paralajmëruar me datë 29 qershor për këto masa sa domethënëse aq edhe të rënda, sepse kjo do ta dëmtojë rëndë ekonominë, duke kufizuara fondet nga programi IPA, nga KE për zgjerim, nga Stabilizim Asocimi MSA, e duke i suspenduar të gjitha takimet bilaterale me BE-në. Kjo është shuplakë për qeverinë për t’u vetëdijesuar në raport më BE-në dhe SHBA-në”.
“Aty ku ka sanksione, në atë vend nuk ka investime të huaja. Kjo do të ndikojë në zvogëlimin e rritjes ekonomike dhe në humbjen e imazhit si Kosovë”.
“Nëse kjo do vazhdojë deri në fund të vitit Kosova mund të humbë mbi 500 milion euro, mbështetje dhe eksporte të sanksionuar nga BE-ja, por duke mos përjashtuar mundësinë edhe të shtyrjes së afatit për liberalizimin e vizave për kosovarët”, thekson Aleanca Kosovare e Bizneseve.