Khephren Thuram pritet të largohet këtë vit nga Nice për ta bërë hapin e madh në karrierë.
Mesfushori i talentuar francez ka shkëlqyer në Ligue 1 duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
Liverpooli po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me Thuram, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Newcastle United duke shprehur gatishmërinë për ta paguar çmimin e tij.
Lajmet e fundit nga Anglia dhe Franca kanë raportuar se Newcastle United është gati të ofrojë 70 milionë eurot e kërkuar nga Nice për të nënshkruar me Thuram.
22-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë për të luajtur në Ligën Premier dhe shpreson që Nice të pranojë njërën nga ofertat e Liverpool ose Newcastle United.
Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.
Interesim për mesfushorin defensivë francez kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.