Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka rënë çmimi i furnizimeve me import në disa produkte.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Murati bëri të ditur se çmimi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër, ndërsa për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.
Sipas tij fajësuar LDK-ja është fajtore se pse qytetarët po paguajnë me shtrenjtë se që duhet vajin. Pasi që LDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan.
Postimi i plotë:
Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër.
Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.
Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.
Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë